Vajza e cila ishte plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit në “Bon Vivant”, është liruar nga Klinika e Ortopedisë ku ishte duke u trajtuar. Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar ende dy persona të tjerë, njëri nga ta Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.

Drejtori Gani Jashanica tha se nga ekipi është informuar se mbrëmë ka pasur shtim të masave të sigurisë.

Ai tha se nga informata jozyrtare ka marrë informacion se jashtë Klinikës janë dëgjuar të shtëna.

“Nga ekipi kujdestare jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo, nga policia jozyrtare kanë dëgjuar të shtëna jashtë Klinikës, mirëpo brenda në klinikë nuk ka pasur”, tha ai.

Në lokalin “Bon Vivant” të premten ka pasur përleshje me armë zjarri, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar rreth 20 të tjerë.