Lirohet pas intervistimit shtetasi serb në Leposaviq që shpërndante afishe me përmbajtje nxitëse
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Leposaviq ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”. Sipas policisë, gjatë patrullimit, njësitet policore kanë hasur të dyshuarin teksa shpërndante afishe në gjuhën serbe me përmbajtje që nxit urrejtje dhe mosdurim. I dyshuari është shoqëruar për […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Leposaviq ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
Sipas policisë, gjatë patrullimit, njësitet policore kanë hasur të dyshuarin teksa shpërndante afishe në gjuhën serbe me përmbajtje që nxit urrejtje dhe mosdurim.
I dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet në hetim.















