Lirohet Remi

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa - Remi, është liruar nga EULEX-i. Ai ka thënë se iu morë vetëm telefoni

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, pak minuta më parë është liruar nga EULEX.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Venhar Isufi.

Sipas tij, Remi ka thënë se vetëm telefonin ia kanë marrë, asgjë tjetër.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ishte shoqëruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës pak çaste më parë.

Sipas familjarëve të ish-komandant Remit, për RTV Dukagjini kanë thënë se ai është shoqëruar nga EULEX-i, por nuk dihen saktë arsyet, por se dyshojnë se ka të bëjë me dëshmitë shtesë në procesin që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.

Dy muaj më parë, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Remi pati thënë se për të ka qenë shumë e rëndë ndjesia të ketë përballë bashkëluftëtarët e tij me akuza të padrejta. Asnjë shpifje ndaj UÇK-së, nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi kishte deklaruar ai.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika