Lista e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar se lista përfaqëson një kombinim të profesionistëve të dëshmuar, energjisë së re dhe përfaqësimit të fortë të grave, me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra në listë.

“Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Në dhjetëshen e parë të listës së PDK-së për deputetë, pas kryetarit Bedri Hamza, janë edhe: Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari dhe Kujtim Gashi.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika