Lista e zezë amerikane, vlerësohet se do të zgjerohet me emra të tjerë

Ish-kryetari i Kaçanikut nga radhët e PDK-së, Xhabir Zharku, nuk ka dashur të komentojë për vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, që e futi në listën e zezë të tyre, shkaku i aferave korruptive. Njohës të politikës, vlerësojnë se kjo listë mund të zgjerohet

Gjatë pati problem me ligjin ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku e ato duket se i janë shtuar.

Shkaku i aferave korruptive, ish-zyrtari i PDK-së, është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.

Por, një ditë pas këtij vendimi, Zharku nuk ka dashur të flas për këtë për Dukagjinin, madje duke ofenduar me arsyetimin ‘se kur ishte shpall i pafajshëm nuk u kontaktua nga askush’.

Megjithëkëtë, Zharku, i kishte shpëtuar drejtësisë në Kosovë dhe akuzave për korrupsion, vetëm pasi lënda ndaj tij ishte parashkruar sepse ishte arratisur nga vendi, duke ikur në Suedi pasi ishte dënuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu, një lëndë tjetër për korrupsion i ishte refuzuar nga Gjykata e Ferizajt, shkaku i parashkrimit.

Prokuroria kishte dyshim të bazuar se sa ishte kryetar i Kaçanikut në 2008-n, në mënyrë të paligjshme kishte lejuar ndërtimin e një objekti për banim kolektiv në pronë të komunës duke shkelur ligjin.

Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit, vërteton se me gjithë parashkrimin e këtyre lëndëve, drejtësisë amerikane është vështirë t’i ikësh.

“Kjo vlen edhe pë rata që janë aktual edhe potencial të mundshëm, gjithmonë duhet me ditë që është dikush që ju përcjell, dhe njëfarë mënyre radari i tyre është më i fuqishëm se drejtësia vendore për momentin mirëpo urdhëresa presidenciale që ka të bëjë me listën  e zezë nuk kufizohet më vetëm në krim dhe korrupsion por edhe në elemente që e dëmtojnë politikën e jashtme dhe të  sigurisë amerikane, që i bie të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor që nuk i zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare apo nuk i shërbejnë paqes edhe ata mund të futen në listën e zezë”, tha Dritëro Arifi – Profesor i Marrëdhënieve ndërkombëtare.

Po nga Ballkani Perëndimor, pos Zharkut, në këtë listë të sanksioneve kanë përfunduar edhe një politikan nga Maqedonia e Veriut dhe gjithashtu ish-kryeprokurorja Speciale e këtij shteti, Katica Janeva.

Ndërkohë, i fundit shtetas kosovar që u fut në këtë listë të zezë, është Nexhat Krasniqi – ish-drejtor i Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika