Lista Serbe akuzon Kurtin, thotë se “është i vetmi që kërcënon paqen në rajon”

Lista Serbe e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se "është i vetmi njeri që kërcënon paqen në rajon"

Lista Serbe

Lista Serbe teksa e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është i vetmi në rajon që “kërcënon” paqen, ka thënë se ky i fundit synon që të shkaktojë rrëmujë në mesin e serbëve.

“Me lëvizjet e njëanshme, Albin Kurti po synon të marrë pikë politike, duke provokuar popullin duarthatë serb, dhe në këtë mënyrë është i vetmi që kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë rajon, i vetëdijshëm se nuk është në gjendje të përmirësojë jetën e shqiptarëve, e as të përmbushë ndonjë premtim të vetëm të fushatës”, thuhet në reagim të Listës Serbe.

Ky reagim vjen pak pasi kryeministri Kurti gjatë një konference për media ka thënë se “ata që janë në listën e zezë të SHBA-së kanë interes për të destabilizuar rajonin”, duke iu referuar nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Sipas Listës Serbe, Kurti po dëshiron që të krijojë kushte në mënyrë që serbët të detyrohen të largohen.

Lista Serbe përmes kësaj komunikate i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar “që të mos heshtë ndaj kërcënimit të paqes”.

Ndryshe, Kryeministri Kurti e ka pohuar deklaratën e Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se “jemi dy apo tri fjalë larg marrëveshjes për të pagjeturit”.

Megjithatë, kreu i qeverisë e konsideron të nxituar nëse thuhet se është shumë afër arritjes së kësaj marrëveshjeje.

“Besoj që është pak përceptimi se sa jemi afër ose larg. Është e vërtetë që nuk jemi shumë larg, por në të njëjtën kohë mbase është një çikë e nxituar nëse themi se jemi tepër afër, meqë përvoja e hidhur me Beogradin na bën të kujdesshëm që të jemi me shumë shpresë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se janë disa çështje që kanë ngelur pa dakordim.

“Unë do ta kisha theksuar një dallim kryesor që ekziston sa i përket emërtimit të personave të zhdukur gjatë luftës. Beogradi insiston të quhen vetëm persona të pagjetur, ndërkohë që ne insistojmë që të theksohet se kjo është bërë me forcë, me dhunë, sepse ata nuk janë persona të pagjetur si shkak i fatkeqësive natyrore të llojit të vërshimeve, zjarreve apo tërmeteve. Ne kemi familjarë që e dinë se personi i caktuar ua mori djalin ose vajzën, babain ose nënën, burrin, motrën, kushëririn, shokun, shoqen”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, bëhet fjalë për kidnapime, rrëmbime që janë bërë me dhunë.

“Insistimi ynë që të theksohet kjo gjë. Natyrisht që janë persona të pagjetur, por nuk mund t’i fusim në të njëjtën kategori me ata që janë zhdukur në pyll, ku kanë shkuar për hiking sepse kanë përjetuar fakteqësi apo aksident, me rrëmbimet që janë krime të kryera gjatë luftës, që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe mund të konsiderohen edhe pjesë e gjenocidit”, shtoi Kurti.

Kurti: Është e vërtetë që jemi afër marrëveshjes për të pagjeturit

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika