Lista Serbe ankohet në PZAP, Zlatan Elek nuk e përmend emrin kushtetues të Kosovës

Lista Serbe nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, por kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Serbisë, ka bërë ankesë sot në PZAP dhe pret që të jetë pjesë e garës zgjedhore.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e partisë, e cila gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar dhe kreut të saj Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media, kryetari i Listës Serbe Zllatan Elek e ka përmendur Kosovën me emrin e ish-regjimit dhe jo atë kushtetuese.

Elek tha se kjo parti ka dhjetë kryetarë në komunat me shumicë serbe dhe se ka të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhje.

Ai tha se janë ankuar sot në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për mos certifikim të Listës Serbe dhe pret që ajo të anulohet, duke shtuar se kjo parti do të fitojë të dhjetë ulëset në zgjedhjet e dhjetorit./KP

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika