Lista Serbe ankohet te QUINT-i pas vendimit të Qeverisë për shpronësimin në Leposaviq

Lista Serbe e ka dërguar një letër te ambasadorët e shteteve të QUINT-it në lidhje me shpronësimet në Leposaviq

Goran Rakiq, ish-kryetar i Listës Serbe

Lista Serbe të enjten u ka dërguar letër ambasadorëve të QUINT-it, në kundërshtim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin në Leposaviq.

Në njoftimin e tyre thuhet se pronarëve serbë po u sekuestrohen pronat në mënyrë të paligjshme nga shteti i Kosovës.

“Letra tregon qartë shkeljen e të gjitha rregullave ligjore që rregullojnë çështjen e shpronësimit dhe se kjo procedurë është e papranueshme për pronarët e patundshmërive dhe popullin serb që jeton në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur më 16 janar të këtij viti ka miratuar vendimin “për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika