Lista Serbe dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri

Lista Serbe derisa e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, i ka ftuar qytetarët serbë “të mos bien në provokime”

Përfaqësuesit e Listës Serbe

Lista Serbe teksa e ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, kanë thënë se një incident i tillë ka për qëllim t’i paraqesë serbët si ngacmues, gjë që, sipas tyre, “nuk përputhet me të vërtetën”.

Me anë të një reagimi, Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që ta ruajnë qetësinë.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lista Serbe mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për devijim të vullnetit të qytetarëve – TopNews

Ndërkaq, edhe i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj sulmeve mbi policinë e Kosovës.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, teksa e ka dënuar këtë sulm e ka mohuar se serbët kanë gisht lidhur me rastin.

“Serbia dënon fuqishëm sulmin mbi automjetin e Policisë së Kosovos, si dhe përpjekjet e mëhershme për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, veçanërisht në Veri, nuk ka të bëjë asgjë me serbët”, ka shkruar Petkoviq.

Ndryshe, mëngjesin e së martës, Policia e Kosovës sërish është brë pre e sulmeve në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se nga sulmi me armë zjarri drejt njësitit kufitar nuk ka të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka njoftuar Kelani.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Por, kjo nuk është sulmi i parë ndaj policisë në këtë pjesë të vendit.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë më Drejtorin e Policisë Samedin Mehmeti, kishin bërë të ditur se të premten e 15 prillit, dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar me armë automatike dhe granatë dore.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla

Ky sulm, sipas Sveçlës, ishte sulm terrorist i orkestruar që kishte për shënjestër lëndimin e policëve.

Ai kishtë bërë të ditur se brenda katër ditësh kanë ndodhur katër sulme që lidhen me njëri-tjetrin. Sveçla theksoi se këto sulme vijnë si pasojë e luftës ndaj krimit, korrupsionit dhe kontrabandës që po e luftojnë bashkë me Policinë e Kosovës.

Ai tha se sulmi dyshohet të ketë ardhur nga territori i Serbisë.

Para këtij sulmi, sipas Drejtorit të Policisë, kanë ndodhur edhe trI sulme të tjera që kishin shënjestër policët e Kosovës. Ai këto sulme i ka quajtur të orkestruara dhe që lidhen njëra me tjetrën.

Sulmi i parë, sipas tij, kishte ndodhur të enjten rreth orës 07:30 të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë – Zubin Potok, ku në rrugën të cilën po patrullonte Policia e Kosovës, ishin vendosur “iriqë metalikë”, që shërbejnë për t’i dëmtuar gomat e automjeteve.

Sulmohet sërish policia në veri

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika