Lista Serbe: E penguam Kurtin të vendoste për fatin e serbëve në Kosovë
Lista Serbe ka thënë Trajkoviq-it dhe shoqëruesve të saj se Lista Srpska do të vazhdojë me misionin e saj p të mos e lejojë kurrë kryeministrin Albin Kurtin, deputeten, Rada Trajkoviqin, Nenad Rashiqin që vijnë në një pozitë për të vendosur fatin e popullit serbë në Kosovë. Lista Serbe ka reaguar pas betimit të nënte […]





Lista Serbe ka thënë Trajkoviq-it dhe shoqëruesve të saj se Lista Srpska do të vazhdojë me misionin e saj p të mos e lejojë kurrë kryeministrin Albin Kurtin, deputeten, Rada Trajkoviqin, Nenad Rashiqin që vijnë në një pozitë për të vendosur fatin e popullit serbë në Kosovë.
Lista Serbe ka reaguar pas betimit të nënte deputeteve të saj në Kuvendin e Kosovës ku janë duke e konsideruar si fitore ndaj Kryeministri Albin Kurtit e deputetes, Rada Trajkoviqit.
“E kuptojmë nervozizmin, inatin dhe lotët krokodil të Rada Trajkoviqit, Nenad Rashiqit dhe Albin Kurtit sepse plani që ata përgatitën kundër popullit serb në Kosovë, sot dështoi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe në Facebook.
Ata kanë quajtur vendimi strategjik betimin nënte deputeteve serbë edhe kanë penguar Kurtin për të ndryshuar kushtetutën.
“Me vendimin strategjik për të verifikuar teknikisht mandatet dhe për të qëndruar në duar të sigurta, Rada Trajkoviqit iu pengua që me 132 vota të vendosë për të gjithë popullin serb në Kosovë dhe të votojë për një gjë të vogël me urdhër të Albin Kurtit dhe kundër serbëve Kisha Ortodokse Serbe dhe e ardhmja e kombit tonë”, kanë shtuar ata.
Sipas Listës Serbe nuk krahoshet Rada Trajkoviqit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ata kanë përfunduar që duke i thënë Trajkoviq-it dhe shoqëruesve të saj se Lista Srpska do të vazhdojë me misionin e saj, që të mos e lejojë kurrë kryeministrin Albin Kurtin, deputeten, Rada Trajkoviqin, Nenad Rashiqin që vijnë në një pozitë për të vendosur fatin e popullit serbë në Kosovë.




















