Lista Serbe i reagon Sveçlës: Ke frikë nga takimi me Radoiçiqin, të është bërë obsesion e makth

Lista Serbe përmes reagimit ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit, do t’i vijë momenti kur do të zihet nga Policia e Kosovës, ka pohuar indirekt se ky i fundit po qëndron në Kosovë

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishte thënë se nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit, do t’i vijë momenti kur do të zihet nga Policia e Kosovës dhe i njëjti do të përgjigjet për veprat për të cilat dyshohet.

“Radoiçiq dikur lëvizte i lirë dhe kishte pushtet, tani po humb pushtet dhe i duhet të futet ilegalisht në Kosovë. Radoiçiqi do t’i rrallojë vizitat në Kosovë sepse do t’i vij momenti kur do të zihet nga Policia e Kosovës dhe do të përgjigjet për të gjitha veprat për të cilat dyshohet”, ishte shprehur Sveçla, të mërkurën e 31 gushtit në televizionin publik të Kosovës RTK.

Deklaratën e ministrit Sveçla, Lista Serbe e ka quajtur kërcënim dhe pasyqrim të “dobësisëe pafuqisë që Sveçla ndien në lidhje me respektin dhe mbështetjen që serbët në veri ia japin Radoiçiqit në luftën për të drejtat e popullit serb”.

“Të gjithë e dinë shumë mirë se nënkryetari ynë është vetëm këtu, me njerëzit e tij në Kosovë, në tokën e tij, dhe Sveçla me forcat e tij speciale janë vetëm mysafirë të paftuar dhe të padëshiruar, të cilët janë vetëm trima ndaj qytetarëve të paarmatosur, grave dhe fëmijëve”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

“Duam t’i kujtojmë z.Sveçla se ai vjen në veri i fshehur në xhipa të blinduar, pas dhjetë kontrolleve e analizave, me ndalim minimal, sepse fjalët e tij janë të mëdha, por veprat dhe zemra e tij janë të vogla dhe sa herë vjen ka frikë nga takimi me Radoiçiqin, që duket qartë se i është bërë obsesion e makth”.

Lista Serbe e ka akuzuar ministrin Sveçla se kinse qëllimi i tij është destabilizimi i situatës.

“Duam t’i themi ministrit Sveçla, se është e qartë për të gjithë serbët, se qëllimi i juaj është nënshtrimi i veriut dhe dëbimi i serbëve, e jo stabilizimi i situatës. Por, duhet ta keni të qartë se serbët nuk do të pajtohen kurrë me këtë, ju nuk do ta dëboni dhe nënshtroni popullin tonë”, vijon reagimi i Listës Serbe.

Marrëveshja e fundit për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka fare tekst. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ishte i ftuar për intervistë në mediumin publik RTK.

Publikimi i tekstit të marrëveshjes është kërkuar vazhdimisht nga opozita dhe shoqëria civile, të cilat e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës, për jotransparencë. Por, sipas asaj që tha ministri i Punëve të Brendshme, qeveria nuk ka se cfarë t’i ofrojë opozitës dhe shoqërisë civile, sepse marrëveshja me shkrim nuk ekziston.

Po ashtu, Sveçla nuk është treguar i qartë nëse marrëveshja e fundit është e njëjtë me marrëveshjen për lëvizje të lirë e vitit 2011.

Radoiçiq në Kosovë, fletarresti ndaj tij ende aktiv

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika