Lista Serbe kërkon zgjedhje të parakohshme në veri
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme komunale në veri të vendit. Ai tha se partia e tij, Lista Serbe, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje, por që sipas tij, ato duhet të shpallen nga institucionet e Kosovës. “Është e nevojshme që këta […]
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme komunale në veri të vendit.
Ai tha se partia e tij, Lista Serbe, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje, por që sipas tij, ato duhet të shpallen nga institucionet e Kosovës.
“Është e nevojshme që këta kryetarë komunash dhe këtë këshilltarë komunalë të rremë, joligjorë dhe jolegjitimë, që kanë muaj që ngacmojnë qytetarët tanë të japin urgjentisht dorëheqjen dhe të largohen, për të dalë nga godinat tona, sepse nuk janë përfaqësues të popullit tonë. Qëllimi i tyre i vetëm është të ngacmojnë shtetasit tanë”, është shprehur Rakiq.
Po ashtu, Rakiq theksoi se vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin.
Në zgjedhjet e kaluara komunale në veri, Lista Serbe nuk kishte marrë pjesë. Për këtë arsye në katër komunat veriore janë zgjedhur kryetarë shqiptarë, edhe pse në ato komuna dominon popullsia serbe.















