Lista Serbe kërkon nga KFOR-i ta ndalojë arrestimin e serbëve nga Policia e Kosovës
Një bisedë është duke u zhvilluar mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe Listës Serbe, për të vendosur për veprimet e ardhshme. Siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, Lista Serbe ka propozuar vendosjen e ushtarëve të KFOR-it në hyrjet e Zveçanit dhe në rrugët e tjera për të siguruar nivelin më të lartë të […]
Një bisedë është duke u zhvilluar mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe Listës Serbe, për të vendosur për veprimet e ardhshme.
Siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, Lista Serbe ka propozuar vendosjen e ushtarëve të KFOR-it në hyrjet e Zveçanit dhe në rrugët e tjera për të siguruar nivelin më të lartë të sigurisë dhe parandalimin e arrestimeve të mundshme nga Policia e Kosovës për individët serbë.
Diskutimet e Listës Serbe po vazhdojnë me KFOR-in për të gjetur zgjidhje lidhur me kërkesat e paraqitura.















