Lista Serbe pas arrestimit të ish-policit serb: Kurti u kujtua ta arrestonte për krime lufte kur u largua nga Policia e Kosovës

Lista Serbe ka cilësuar se arrestimi "i pabazë" i ish-policit serb, siç pretendon ajo, është një hap tjetër drejt destabilizimit

Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të ish-policit, Slajdan Trajkoviq, duke thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arrestoi dhe akuzoi Trajkoviqin për krime lufte pa pasur asnjë provë.

Në një postim në Facebook, Lista Serbe ka thënë se Kurti u kujtua të arrestonte ish-policin serb dhe ta akuzonte për krime lufte, pasi ai u largua nga Policia e Kosovës.

“Synimi i dukshëm për të rrëmbyer një serb tjetër nga më të afërmit e tij dhe për t’i frikësuar serbët përmes dhunës institucionale, reflektohet në faktin se Sllagjan Trajkoviq ishte polic i Kosovës për më shumë se 8 vjet, në veri të Kosovës dhe jetoi mbi më shumë se 20 vjet, dhe tani, ai u kujtua ta akuzone për krime lufte kur u largua nga Policia e Kosovës”, ka deklaruar Lista Serbe.

Lista Serbe ka cilësuar se arrestimi i pabazë, siç pretendon ajo, është një hap tjetër drejt destabilizimit.

“Ky arrestim i pabazë është një hap tjetër drejt destabilizimit të mundësive dhe pjesë e planit të Albin Kurtit, për të vazhduar represionin dhe persekutimin e serbëve nga shtëpitë e tyre”, shkruan Lista Serbe.

Ndërkaq, Lista Serbe thekson se bashkësia ndërkombëtare po shikon “në heshtje diskriminimin e vazhdueshëm ndaj popullit serb dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika