Lista Serbe për vizitën e Kurtit në veri: Ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe shkaktimin e tensioneve të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit. E lidhur me vizitën e kreut të ekzekutivit në veri, ka reaguar Lista Serbe, duke mos e 'mirëpritur' vizitën e tij dhe duke e 'akuzuar se kryeministri ka për ‘qëllim destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve'

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit. Me të ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lista Serbe nuk është se e ka “mirëpritur” këtë vizitë të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Leposaviç.

Lista Serbe, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se vizita e Kurtit bashkë me ministrat e qeverisë ka për “qëllim destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve”.

“Kërkojmë që organizatat kompetente ndërkombëtare të reagojnë ndaj këtij provokimi të dukshëm dhe të kërkojnë nga populli i tyre që të ndalojë shtypjen e popullit serb, i cili kësaj radhe tregoi vetëpërmbajtje dhe durim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Lista Serbe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika