Lista Serbe proteston të mërkurën në veri

Lista Serbe





Lista Serbe, ka paralajmëruar se të mërkurën e 23 nëntorit do të ketë një tubim të madh në pjesën veriore të Mitrovicës me fillim në orën 15:00.

Kështu kishte deklaruar të martën Gordana Saviç, ish-këshilltarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Do të organizojmë një tubim të madh në të cilën do të dërgohen mesazhe paqeje”, ka thënë Saviç në një konferencë për media.

Në anën tjetër, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se serbët nuk mund ta tolerojnë “terrorin” e Prishtinës dhe paralajmëroi protesta në të gjitha institucionet e Kosovës.

“Nuk kemi ku të shkojmë dhe shpresoj se nuk do të duhet të mbrohemi. Njerëzit nuk mund të tolerojnë më torturat që po bën Prishtina. Do të kemi protesta në shkolla, qendra shëndetësore dhe në të gjitha institucionet e tjera”, ka thënë Rakiq.

Rakiq ka theksuar se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje, për të cilën siç ka thënë, është përgjegjëse Prishtina.

“Të gjithë ata që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje sot e dinë se kush është ana destruktive. Ne duam vetëm paqe. Ne kërkojmë vetëm që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara. Duam të jetojmë të qetë, të jemi vetvetja në vendin tonë dhe të qëndrojmë në vatrat tona”, ka thënë Rakiq.

“Tri pika i thyen shpinën devesë: Shkarkimi i Nenad Gjuriqit, vendimi për heqjen e targave të Serbisë dhe fakti që Asociacioni nuk është formuar ende. Me ne është edhe Ivan Todosijeviq, i cili u dënua për fjalët e tij. Policia speciale, njësitet po i ngacmojnë vëllezërit, motrat, janë katër baza të reja, na kanë ndaluar të vaksinojmë, zgjedhjet, referendumi. Ka pasur sulme të panumërta dhe këto janë mesazhe të qarta se nuk na duan këtu, si dhe të kthyerit nuk janë të mirëseardhur”, ka thënë Rakiq, shkruante Kosovo Online.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika