Lista Serbe reagon pas aksionit të Policisë së Kosovës në Shtërpcë

Lista Serbe ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës ndaj strukturave paralele të Serbisë në Shtërpcë, duke e quajtur këtë aksion politik

Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale në Shtërpcë.

Përmes një postimi në Facebook, këtë aksion, Lista Serbe e ka quajtur politik, sepse sipas tyre është realizuar në një ditë feste në këtë vend.

“Fakti që aksioni është ndërmarrë gjatë një feste të madhe, Shën Gjoni, konfirmon se është veprim puro politik i institucioneve të Kosovës i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagim.

Lista ka thënë se aksione të tilla po merren gjithmonë në festa ose ngjarje të veçanta për serbët, ndërsa ka kërcënuar me kundërpërgjigje.

“Lista Serbe, përveçse dënon gjithçka që po ndodh sot në Shtërpcë, kërkon që menjëherë të ndalen ngacmimet ndaj serbëve në Kosovë, sepse serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj mashtrimi të popullit tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Listës Serbe, ky aksion ka qenë me qëllim, pasi po tentohet që populli serb të largohet nga Kosova.

Pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, që Policia e Kosovës të zhvillojë një aksion për të sekuestruar kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe në komunën e Shtërpcës, ka reaguar edhe Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Me anë të një komunikate për media, Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se qëllimi i këtij aksioni ishte “frikësimi dhe maltretimi i serbëve në këtë komunë”.

Sipas një reagimi të lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se forcat policore kanë hyrë në një shkollë fillore në Brezovicë, në objektin e postës serbe në fshatin Drajkovc.

Po ashtu, është kontrolluar edhe ndërtesa e komunës e cila funksionon në sistemin serb, ku edhe janë sekuestruar “dokumentacionet dhe kompjuterët”.

Ndërsa, sa i përket heqjes së kamerave nga disa “shtylla ndriçuese”, sipas zyrës thuhet se këto kamera “të cilat ilegalisht u vendosën para 10 vjetësh, nuk janë në funksion që disa vite”.

“Nuk ka dyshim se ky është një sulm i ri dhe presion mbi serbët që të largohen nga shtëpitë, sepse nuk ka arsye për këtë aksion të ri në këtë komunë serbe”, thuhet në komunikatën e kësaj zyre.

Në Shtërpcë, policia konfiskon dosjet e strukturave paralele

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika