Lituania ia tregon derën ambasadorit rus

Të hënën qeveria lituaneze mori vendim ta dëbojë ambasadorin rus nga Lituania.

Arsyet e këtij vendimi janë se qeveria lituaneze dëshiron ta ulë nivelin e përfaqësimit diplomatik midis Lituanisë dhe Rusisë, kështu raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.

Ministri i Jashtëm, Gabrielius Landsbergis ka thënë se Lituania ka vendosur, gjithashtu, të mbyllë konsullatën ruse në Klaipedia, raporton “Interfax”

Rusia nuk do ta lërë pa përgjigje dëbimin e ambasadorit të saj nga Lituania, ka thënë kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës së Shtetit, Leonid Slutsky.

“Jam i sigurt se kundërmasat do të pasojnë patjetër dhe do të jenë proporcionale,”

Ai ka shtuar se “Dëbimi i ambasadorit dhe mbyllja e konsullatës do të ulin ndjeshëm nivelin e marrëdhënieve diplomatike midis Moskës dhe Vilniusit.”

Lituania të dielën njoftoi së është bërë shteti i parë nga Bashkimi Evropian që bëhet i pavarur nga gazi rus dhe furnizimet energjetike të Moskës.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika