Liverpooli synon kthimin në Anfield – PSG me dy gola epërsi

Të martën mbrëma në “Anfield”, zhvillohet ndeshja e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Liverpool FC dhe Paris Saint-Germain, një duel ku anglezët synojnë një tjetër mbrëmje të madhe evropiane për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Liverpool vjen në këtë sfidë pas humbjes 2:0 në ndeshjen e parë në Paris.

Skuadra e Arne Slot u dominua në disa momente, por arriti të shmangë një disfatë më të thellë, duke lënë ende hapësirë për rikthim në “Anfield”.

Tani “The Reds” duhet të sulmojnë që nga minuta e parë nëse duan të përmbysin rezultatin dhe të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League, duke mbajtur gjallë shpresat për trofe këtë sezon.

Nga ana tjetër, PSG vjen në formë të lartë, me një seri fitoreje dhe me një sulm shumë të rrezikshëm të udhëhequr nga Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë për vendasit.

Francezët gjithashtu kanë pasur më shumë kohë për rikuperim, çka i jep një avantazh shtesë fizik në këtë përballje vendimtare.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika