Lladrovci feston fitoren: Do ta hapim simbolikisht zyrën e PDK-së në Drenas
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili doli fitues në zgjedhjet e së dielës me listën e tij “Për Drenasin Kampion”, ka ftuar qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e tij të marrin pjesë në një koktej festues për fitoren. Ndërsa theksoi se rezultatet zyrtare janë ende në pritje, Lladrovci njoftoi se në orën 18:00 do të […]
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili doli fitues në zgjedhjet e së dielës me listën e tij “Për Drenasin Kampion”, ka ftuar qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e tij të marrin pjesë në një koktej festues për fitoren.
Ndërsa theksoi se rezultatet zyrtare janë ende në pritje, Lladrovci njoftoi se në orën 18:00 do të mbahet një takim me shtabin zgjedhor, ndërsa rreth orës 18:30 do të hapet simbolikisht zyra ku më herët ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas.
“Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore.















