Lladrovci kritikon “atdhetarizmin sezonal”: Tri herë në vit atdhetar, nuk mjafton

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar në Ditën e Flamurit, duke kritikuar disa prej krerëve të shtetit dhe personaliteteve publike, të cilët, sipas tij, shfaqen si atdhetarë vetëm në ditë të caktuara dhe me poza artificiale.

Në një postim të gjatë, Lladrovci ka theksuar se atdhetarizmi i kufizuar në tri ditë në vit është i pamjaftueshëm.

“Tri ditë atdhetar në vit, janë të pamjaftueshme për gjendjen ku jemi

Ky 28 nëntor, më shtyn të mendoj se pozat atdhetare të disa krerëve të shtetit, personaliteteve madje edhe disa qytetarëve duke u lavdëruar me këtë ditë të shenjtë të kombit, janë artificiale.

Çfarë kemi bërë ndërmjet dy 28 nëntorëve, çka kemi ndryshuar?

Kjo datë madhështore, bëhet më provokuese për ata që e synojnë votën me 28 dhjetor, andaj, kapja e vullnetit qytetar me flamurin kuq e zi, duket veprim më i lehtë se dëshmia e punës gjatë një viti apo një mandati nën hijen e këtij flamuri.

Pyes, si një nga ata që nuk i deshti plumbi, çfarë do të duhej të bënim menjëherë që shteti ynë të ishte më i suksesshëm, hapësirë më e lumtur për të rinjtë tanë, hapësirë më optimiste për familjet e Kosovës, shtet më i drejtë, shtet i cili më shpejtë ofron zgjidhje të sfidave, shtet më efikas dhe shtet çfarë e duan të gjithë qytetarët.

Edhe ky 28 nëntor, në Kosovë do të shënohet në situatë jo aq optimiste, megjithëse festë që bëhet më përfshirëse besa edhe e lidhur ngushtë me fushatën.

Mendja ma thotë se tri herë në vit atdhetar, nuk mjafton. Në tri ditët më të shënuara për qytetarët e Kosovës, 28 nëntor, 17 shkurt dhe më 5 mars, nuk mjaftojnë të jemi atdhetar. Madje, edhe 365 ditë atdhetar, është e pamjaftueshme nga gjendja ku jemi.

Atdhetar me vepra – me punë, me efikasitet në përmbushjen e përgjegjësive, gjatë 365 ditëve, na jep shpresë se mund të përmbushim shekullin tonë të jetës, punës dhe atdhetarizmit, duke e bërë Kosovën shtet të denjë, ashtu siç e deshtën ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Ashtu e duan edhe heronjtë tanë të luftës dhe paqes, të cilët edhe sot, në këtë ditë të shënuar të kombit, ndodhen në përballje për të drejtën tonë për liri, për pastërtinë e luftës tonë çlirimtare, për rrugën tonë euro-atlantike.

Po, e them me bindje të plotë se nuk mjafton të jesh atdhetar dhe i veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, vetëm tri ditë të vitit, bile, 365 ditë janë pak!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika