Lladrovci reagon pas dënimit të Pjetër Shalës: Lufta çlirimtare nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur zhgënjimin e tij pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim Në një postim në Facebook, Lladrovci e cilësoi këtë vendim si të pabesueshëm dhe një goditje tjetër për besimin në drejtësi. “E dhimbshme, […]
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur zhgënjimin e tij pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një postim në Facebook, Lladrovci e cilësoi këtë vendim si të pabesueshëm dhe një goditje tjetër për besimin në drejtësi.
“E dhimbshme, besimi ynë në drejtësi, po kthehet në dëshpërim…pas Calit edhe Pjetër Shalës i shqiptohet dënim i pabesueshëm. Lufta jonë e drejtë çlirimtare kurrë nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë”, ka shkruar Lladrovci.















