Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se emri i Justina Shiroka-Pulës është diskutuar prej rreth tre muajsh në PDK si një nga kandidatët e mundshëm për presidente të Kosovës.
Lladrovci, në “Debat Plus”, e ka vlerësuar Shiroka-Pulën si një kandidate të përshtatshme për këtë pozitë, duke u bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin kandidaturën e saj.
“Justina Pula është një zonjë e jashtëzakonshme e cila e pranon pozitën e Presidentes, është kandidate e cilat mund të jetë nga PDK-ja është diskutu prej 3 muajsh emri i saj në PDK dhe jam i bindur që propozimi është i qëlluar dhe i jashtëzakonshëm. Kandidatura e saj duhet të jetë e pranueshme nga të gjithë – nëse flasim a është diskutu në Kryesinë e PDK-së nuk e di se nuk jam pjesë e saj për e them me siguri që në PDK emri i saj është përmend dhe është diskutu me u propozu. Ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve me votu Justina Shiroka-Pulën”, u shpreh Lladrovci.