Llapi transferon brazilianin Fernando Augusto

Klubi nga Podujeva, KF Llapi ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes njëvjeçare, e po ashtu, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto

Llapi transferon brazilianin Fernando Augusto

Klubi nga Podujeva, Llapi ka konfirmuar transferimin e futbollistit mbrojtës brazilian, Fernando Augusto.

Llapi ka vazhduar me përforcime për të qenë sa më të fortë dhe më të kompletuar për garat evropiane dhe sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Zyrtarizimi i 28-vjeçarit erdhi me anë të faqes zyrtare të klubit Llapi, ku kanë konfirmuar kontratën njëvjeçare me lojtarin brazilian.

“Klubi jonë, KF Llapi njofton për arritjen e marrëveshjes një vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto”, thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva, raporton Portali D.

Në vazhdën e përforcimeve, Llapi ka zyrtarizuar të mërkurën ardhjen e re, mbrojtësin brazilian Augusto.

Në njoftimin e klubit, po ashtu thuhet se 28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.

KF Llapi në ndeshjen për Ligën e Konferencës do ta ketë me FK Budućnost Podgorica. Ndeshja e parë do të  zhvillohet më 7 korrik kurse ajo e kthimit më 14 korrik.

Si dhe në fund SC Gjilani do të luajë ndaj FK Liepaja së Letonisë, një short më i favorshëm për Gjilanin se sa për rivalin e  tyre lokal Dritën. /PORTALI D

Tashmë dihen kundërshtarët për garat evropiane për Dritën, Gjilanin dhe Llapin

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika