Llapi vazhdon qëndrimin në Superligë, mposht Vushtrrinë pas penalltive
Llapi do të luajë në Superligën e Kosovës edicionin e ardhshëm pasi arritën ta mposhtin Vushtrrinë me rezultat 4-1 pas ekzekutimit të penalltive. Në pjesën e parë ishin vushtrriasit ata të cilët patën iniciativën, duke rrezikuar portën e Llapit në disa raste. Llapi u fut në pjesën e dytë me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke […]
Llapi do të luajë në Superligën e Kosovës edicionin e ardhshëm pasi arritën ta mposhtin Vushtrrinë me rezultat 4-1 pas ekzekutimit të penalltive.
Në pjesën e parë ishin vushtrriasit ata të cilët patën iniciativën, duke rrezikuar portën e Llapit në disa raste. Llapi u fut në pjesën e dytë me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke krijuar disa raste të cilat shumë lehtë kanë mundur të përfundojnë në rrjetë.
Po luhej minuta e 60-të e takimit kur Elvir Gashijani bëri një super goditje e cila u prit me shumë vështirësi nga portieri Arlis Shala.
As 30 minuta vazhdime nuk prodhuan një fitues nga kjo sfidë dhe kështu u desh ekzekutimi i penalltive. Në penallti më të saktë ishin llapjanët të cilët realizuan nga të gjitha tentimet duke fituar me rezultat 4-1.















