Llugaliu pret në takim drejtorin e Doganës së Maqedonisë së Veriut, diskutojnë për reformat dhe bashkëpunimin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur në takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, dhe zëvendësdrejtorin Mustafa Dauti, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin dhe reformat doganore ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim të cilin e përcolli Ekonomia Online, Llugaliu tha se bashkëpunimi me Doganën e Maqedonisë së Veriut ka sjellë rezultate pozitive, veçanërisht në reformën për deklarimin para mbërritjes, ndërsa theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave.

“Këtë vit kemi pasur edhe Doganën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën kemi zhvilluar një sërë reformash doganore. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me reformimin dhe inicimin e deklarimit para mbërritjes. Kjo ka dhënë disa rezultate shumë pozitive, megjithatë është një reformë shumë kërkuese, një detyrë shumë kërkuese. Por, gjithsesi, shohim se rezultatet në përgjithësi janë shumë të kënaqshme. Pra, ky është një vlerësim për përpjekjet tona dhe presim që të ndërtojmë me Administratën Doganore të Maqedonisë së Veriut mbi progresin që kemi arritur. Për këtë arsye, ne konsiderojmë se shkëmbimi i informacionit dhe shkëmbimi i përvojave në këtë drejtim është shumë progresiv”, tha ai.

Llugaliu e cilësoi si histori suksesi edhe funksionimin e pikës së përbashkët të kontrollit “One Stop Shop” në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“E di gjithashtu se edhe pika e përbashkët e kontrollit, “One Stop Shop“, në vendkalimet kufitare në Hani i Elezit- Bllacë, Glloboçicë — Jazhincë Bllacë, është një histori suksesi që kemi pasur. Kemi marrë një vlerësim shumë pozitiv nga të gjithë aktorët për këtë proces dhe gjithashtu është shumë e rëndësishme që qytetarët e të dyja vendeve janë shumë pozitivë për këtë. Gjithashtu, e mirëpres zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për investime doganore dhe presim që, së bashku me të gjitha ekipet, të punojmë në këtë agjendë të gjerë se si mund ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen, duke u mbështetur në bashkëpunimin tradicional ekzistues që kemi pasur në mënyrë shumë efikase me Doganën e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, tha se është i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet dy administratave doganore.

“Është kënaqësi për mua dhe për të gjithë ekipin tim të administratës doganore që jemi këtu. Jemi shumë të kënaqur që jemi këtu me ftesën tuaj. Po ju ndjek nga afër, se si po punoni dhe si po e bëni punën tuaj, dhe shoh se po e bëni punën tuaj shumë mirë. Suksesi ynë është se po punojmë së bashku dhe po shohim suksesin e të dyja palëve, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne si administratë doganore”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika