Lluka: Libri Bllaca ’99 ka për qëllim që fëmijët tanë të kenë mundësi t’i lexojnë sakrificat

Autori i librit të promovuar për eksodin e vitit 1999, e njohur si Bllaca 99, Jahja Lluka, ka shpjeguar më shumë për këtë libër, duke thënë se ky libër është mundësi që të mësohen sakrificat e shqiptarëve

Autori i Librit “Bllaca ‘99” Jahja Lluka

Autori i Librit “Bllaca ‘99”, Jahja Lluka, i ftuar në emisionin “Five” ka folur më shumë rreth këtij libri.

Qëllimi i këtij libri, sipas tij, është që përjetimet të mbeten të dokumentuara dhe pasardhësit tanë të kenë mundësi që t’i lexojnë ato.

“Qëllimi i këtij libri është që përjetimet e atyre që kanë kaluar nëpër Bllacë mos të mbesin në kafehane dhe tavolina të restoranteve, duke thënë kam qenë e kam vujt, por t’i grumbullojmë në një libër që fëmijët tanë të kenë mundësi t’i lexojnë të gjitha ato sakrifica që i kanë përjetuar 440 mijë shqiptarë që kanë kaluar nëpër Bllacë,” u shpreh Lluka.

Sipas Llukës, Bllaca ka qenë ferri dhe tmerri i shqiptarëve dhe qëllimi përfundimtar i gjithë kësaj ka qenë shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës.

“Këtu kemi rrëfime autentike të njerëzve që kanë përjetu dhunën nga shumë njerëz eminentë të Kosovës, duke u nisur nga ambasadori Avni Spahiu për shembull që policia e Serbisë i ka dhënë 15 sekonda të largohet nga Prishtina”, shtoi Lluka.

Rasti tjetër që po ashtu është shumë prekës që një foshnje katërmuajshe ka vdekur në Spitalin e Shkupit, sipas Llukës, me përpjekje të mëdha të vullnetarëve shqiptarë është nxjerrë nga kampi i Bllacës.

“Foshnja kishte vdekur dhe vorrosur në Saraj.”

Ai tregoi se është dashur kohë që të punohet në këtë libër dhe të mblidhen informacione.

“Një vit kemi punuar në këtë libër dhe ne na është dashur të gjejmë familjen e djalit, meqenëse na u tha se është nga Sllatina, unë dojsha me vërtetu krejt rrëfimin që mos të dalë diçka e pavërtetë në libër, pastaj shkuam në Saraj”.

Në Saraj ai tregoi që e kanë gjetur varrin dhe familja ishte nga Shkabaj, e rrëfimi i tyre kishte qenë njëjtë si i komandantit Daim Hysenit.

“Në këtë libër janë të dokumentuara shumica e varrezave, shqiptarët nuk kanë ditur as ku po shkojnë e më së keqti kanë kaluar njerëzit e fshatrave të Kaçanikut, që kufirin e kanë kaluar nëpër fshatin Bllacë”, tregoi Lluka.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika