Llumnica: Sikur të ishte në funksion ‘Kosova A’, nuk do të kishte probleme me energji elektrike

Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut ka thënë se mosfunksionimi i Termocentralit “Kosova A”, i ka kushtuar shumë Kosovës

Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica

Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se po të rivitalizohej Termocentrali “Kosova A”, në Kosovë nuk do të kishte probleme me energji elektrike, siç ka tani.

Llumnica, i cili ishte i ftuar në emisionin “Five”, për të folur në lidhje me krizën energjetike, tha se sindikata e KEK-ut, kishte sugjeruar që nga viti 2019 Termocentrali “Kosova A”, të funksionalizohej.

“I kemi dhënë sugjerimet tona, që nga viti 2019, jemi për rivitalizimin e Kosovës A, VV ka qenë në opozitë e kishte përkrahur rivitalizimin. Sikur tash të kishte ndodhur, tash besoj që nuk do të ishim marrë me probleme të energjisë elektrike”, është shprehur Llumnica.

Tutje, Llumnica ka thënë se një nga problemet kryesore të KEK-ut, janë edhe termocentralet e vjetruara.

“Termocentralet janë të vjetra, remontet janë të rregullta, besoj që po të ishin të gjitha të rregullta gjendja do të ishte më e mirë. Në realitet KEK nuk ka shumë zgjidhje se për arsye janë termocentrale të vjetra, Blloku A5 i Kosova A nuk është riparuar, kjo i ka kushtuar Kosovës, i ka kushtuar KEK-ut”, është shprehur ai.

Ai e ka kritikuar menaxhmentin e KEK-ut, se nuk po i pranon në takim.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika