Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Ish pjesëtari i Sigurimit të Shtetit të ish Jugosllavisë, Mehmet Loci i cili kishte vepruar në rajonin e Pejës, ka rrëfyer versionin e tij në Debat Plus në RTV Dukagjini pasi emri i tij ishte përmendur shumë herë si i dhunshëm dhe torturues ndaj ish të burgosurve politik shqiptarë

Mehmet Loci

Mehmet Loci e ka pranuar që ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së ish të burgosurit politik Nimon Krasniqit.

Por, Loci mohon të ketë marrë pjesë në torturat që Nimon Krasniqi në rrëfimin e tij ka thënë se ia(Loci) kishte bërë së bashku me agjentë të tjerë të UDB-së.

Loci në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se ishte Jakup Lonçari ai që ishte marrë me hetimet ndaj Nimon Krasniqit.

“Nimon Krasniqi, unë me ekipin për bastisje kam marrë pjesë në fshatin e tij. Nëse ja merr dikujt mendja që ka qenë, që e kualifikon zyrën 52 si zyre, e kom lexu, që janë ushtru torturat, gabon. Ai thotë se Mehmet Loci ishte shef i asaj zyre…. Unë kam qenë vetëm punëtor operativ… asnjë moment afër tij skam qenë. Nimon Krasniqi, kam qenë dhe kam bastisë, nuk kam qenë me ekip i caktum të zhvilloj hetime me të. Kurr nuk kam zhvillu me të bisedë”.

”Është e vërtetë që hetimet janë bërë në zyrën 51, ka qenë Jakup Lonçari. Kurr në jetë as që e kam pa ndonjëherë, as që ju kam afru. Në bastisje e kam taku por, në hetime jo. Nuk e njoh historinë e tij”, tha ai.

Ndryshe Nimon Krasniqi kishte rrëfyer se Mehmet Loci dhe persona të tjerë e kishin torturuar në burg fizikisht dhe psiçikisht.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika