Loja “Dukë” nis me javën e Dua Lipës

Loja më e re që fillon nga e hëna e 19 shtatorit në Radio Dukagjini, është ajo 'Dukë' në të cilën dëgjuesit mund të fitojnë çdo javë shpërblime duke i ndjekur këta hapa

'Dukë' loja më e re në Radio Dukagjin

Nga sot ka nisur loja  “Dukë”, loja më e re në Radio Dukagjini, më e madhja e organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor. Dhe kjo lojë këtë jave ka nisur me Dua Lipën. Për t’u bërë pjesë në lojën “Dukë” dhe fitues i 500 eurove, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë.

Loja më e madhe radiofonike në vend dhe rajon ka filluar sot më datën 19 Shtator 2022, nga ora 08:00 e mëngjesit, ku dëgjuesit e Radio Dukagjinit, mund të bëhen pjesë e lojës më te re – ‘Dukë’ ku çdo javë do të dhurohen nga 500 euro.

Të gjitha detajet për lojën “Dukë” në Radio Dukagjini, u dhanë në emisionin “Radar” me Edita Dolin, nga pjesëtarët e kësaj loje, si Nita Brisku, Valon Dervisholli, Donika Hyseni dhe Genc Hamza.

Ata njoftuan se për t’u bërë pjesë e lojës, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë, përmes emisioneve të ndryshme dhe nga audio reklamat do të zbuloni se java e cilit artist është.

Dhe kjo javë ka nisur me artisten Dua Lipa. Këtë javë ju do te hyni në lojë, duke dërguar mesazh sapo e dëgjoni këngën e parë të Dua Lipës, duke u transmetuar. Nëse i dëgjoni dy këngë të një pas njëshme të Dua Lipës, sërish dërgoni SMS, e nëse i keni dëgjuar tri këngë të, të njëjtit artist njëra pas tjetrës, atëherë mundësia që ju të fitoni 500 euro brenda një jave, është shumë e madhe.

Mesazhin e dërgoni gjatë kohës kur kënga është duke u transmetuar, pasi që të gjitha mesazhet që dërgohen pas kësaj kohe, nuk do të jenë valide. Në garë futeni duke dërguar mesazh me fjalën DUKË në numrin 55 112 nga operatori Ipko. Mesazhi kushton 1 euro.

Nëse dërgoni mesazhe në kohën e gabuar, mund të tarifoheni, por nuk do të fitoni. Çdo javë ndryshon artisti, ora dhe dita e transmetimit të tri këngëve të të njëjtit artist.

Pasi transmetohen tri këngë të artistit të njejtë, fituesi do të përzgjidhet në mënyrë të rëndomtë dhe do të telefonohet nga stafi ynë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Nëse ju telefonojmë, jeni vetëm ju që mund t’i përgjigjeni telefonit dhe ta pranoni çmimin e fituar, 500 Euro. Nëse nuk lajmëroheni, nuk keni qasje në telefon, ne do të përzgjedhim një tjetër fitues. Kjo lojë mundësohet nga Dukagjini Bookstore. Argëtohu dhe fito. Radio Dukagjini. Një jetë me ty.

Vlen të theksohet se nuk ka asnjë mundësi të bëhen manipulime pasi aparati është i pajisur me disa aplikacione online të cilat do ta zgjedhin fituesin automatikisht.

Ekipi i lojës “Dukë”, bëri të ditur se nëse një dëgjues besnik i Radio Dukagjinit, bëhet fitues i lojës, nuk do të ketë të drejtë për gjashtë muaj të marr pjesë përsëri në lojë, kjo për arsyen që t’i jepet hapësira edhe dëgjuesve tjerë.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika