Loja “Dukë” vazhdon me javën e Michael Jackson

Loja më e re në Radio Dukagjini, është ajo 'Dukë' në të cilën dëgjuesit mund të fitojnë çdo javë shpërblime duke i ndjekur vetëm disa hapa të lojës. Loja këtë javë do të jetë me artistin e madh, Michael Jackson

Michael Jackson

Loja më e re në Radio Dukagjini, “Dukë’”, ka hyrë në javën e tretë, ku dëgjuesit çdo javë bëhen fitues të 500 eurove, mundësuar nga Dukagjini Bookstore – Argëtohu dhe fito dhe Radio Dukagjini – Një jetë me ty.

Loja  “Dukë”, loja më e re në Radio Dukagjini, më e madhja e organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, ka nisur javë më parë dhe kjo lojë këtë javë ka vazhduar me artistin e madh, Michael Jackson.

Për t’u bërë pjesë në lojën “Dukë” dhe fitues i 500 eurove, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë.

Pra, kjo javë është e Michael Jacksonit dhe për të fituar shpërblimin ju duhet të dërgoni mesazh në 55112 nga operatori Ipko me fjalën “DUKË”, sa herë që dëgjoni këngë nga ky artist. Nëse i keni dëgjuar tri këngë radhazi në transmetim nga i njejti artist dhe keni dërguar mesazhe, ju mund të përzgjidheni si fitues përmes një aparati që është i pajisur me disa aplikacione online të cilat e zgjedhin fituesin automatikisht.

Foto ilustrim

Mesazhin e dërgoni gjatë kohës kur kënga është duke u transmetuar, pasi që të gjitha mesazhet që dërgohen pas kësaj kohe, nuk do të jenë valide. Mesazhi kushton 1 euro.

Nëse dërgoni mesazhe në kohën e gabuar, mund të tarifoheni, por nuk do të fitoni.

Pasi fituesi të përzgjidhet, do të telefonohet nga stafi i lojës “Dukë” në transmetim të drejtpërdrejtë.

Nëse ju telefonojmë, jeni vetëm ju që mund t’i përgjigjeni telefonit dhe ta pranoni çmimin e fituar, 500 Euro. Nëse nuk lajmëroheni, nuk keni qasje në telefon, ne do të përzgjedhim një tjetër fitues. Kjo lojë mundësohet nga Dukagjini Bookstore – Argëtohu dhe fito dhe Radio Dukagjini – Një jetë me ty.