Loja “Dukë” vazhdon me javën e Yll Limanit

Java e Yll Limanit ka filluar në kuadër të lojës së Radio Dukagjini, "Dukë". Për t’u bërë fitues i 500 eurove, duhet ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë dhe të dërgoni mesazh në 55112 nga operatori Ipko me fjalën “DUKË". Dërgimi i mesazheve vlen nga ora 08:00 – 16:00

Loja "Dukë" vazhdon me javën e Yll Limanit





Loja më e re në Radio Dukagjini, “Dukë’”, ka hyrë në javën e gjashtë, ku dëgjuesit çdo javë bëhen fitues të 500 eurove, mundësuar nga Dukagjini Bookstore – Argëtohu dhe fito dhe  Radio Dukagjini – Një jetë me ty.

Loja “Dukë”, loja më e re në Radio Dukagjini, më e madhja e organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, ka vazhduar me artistin Yll Limani. Për t’u bërë pjesë në lojën “Dukë” dhe fitues i 500 eurove, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë.

Për këtë javë për të fituar shpërblimin ju duhet të dërgoni mesazh në 55112 nga operatori Ipko dhe Vala me fjalën “DUKË”, sa herë që dëgjoni këngë nga Yll Limani, në Radio Dukagjini nga ora 08:00 – 16:00. Nëse i keni dëgjuar tri këngë radhazi në transmetim nga i njejti artist dhe keni dërguar mesazhe, ju mund të përzgjidheni si fitues përmes një aparati që është i pajisur me disa aplikacione online të cilat e zgjedhin fituesin automatikisht.

Mesazhin e dërgoni gjatë kohës kur kënga është duke u transmetuar, pasi që të gjitha mesazhet që dërgohen pas kësaj kohe, nuk do të jenë valide. Mesazhi kushton 1 euro.

Nëse dërgoni mesazhe në kohën e gabuar, mund të tarifoheni, por nuk do të fitoni.

Pasi fituesi të përzgjidhet, do të telefonohet nga stafi i lojës “Dukë” në transmetim të drejtpërdrejtë. Nëse ju telefonojmë, jeni vetëm ju që mund t’i përgjigjeni telefonit dhe t’a pranoni çmimin e fituar, 500 Euro. Nëse nuk lajmëroheni, nuk keni qasje në telefon, ne do të përzgjedhim një tjetër fitues.

Vlen të theksohet se nëse një dëgjues besnik i Radio Dukagjinit, bëhet fitues i lojës, nuk do të ketë të drejtë për gjashtë muaj të marr pjesë përsëri në lojë, kjo për arsyen që t’i jepet hapësira edhe dëgjuesve tjerë.

Kjo lojë mundësohet nga Dukagjini Bookstore – Argëtohu dhe fito dhe Radio Dukagjini – Një jetë me ty.