“Loja e gjatë” e Putinit në Ukrainë mund të mos luhet siç e parashikoi ai

Presidenti rus, Vladimir Putin në Moskë, më 8 korrik

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po vë bast se një luftë e gjatë në Ukrainë do t’i lodhë kundërshtarët e tij më shpejt sesa Rusinë. Ai mund të ketë të drejtë, por ka mënyra që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ta ndërrojnë këtë strategji.

Karta Perëndimore e Trump është forca e tij themelore ekonomike, nëse ai mund të ketë vullnetin për ta ushtruar atë.

Më 24 shkurt, Presidenti Biden ka thënë se ditën kur filloi lufta, ai do të “impononte kosto të rënda mbi ekonominë ruse, menjëherë dhe me kalimin e kohës. Ne do të dëmtojmë aftësinë e tyre për të konkurruar në një ekonomi të teknologjisë së lartë të shekullit të 21-të.”

Ky kërcënim i një shtrëngimi gjithnjë e më të madh të ekonomisë së Rusisë u nënvizua nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin më 25 prill.

“Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shkallë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë tashmë gjatë pushtimit të Ukrainës”, ka thënë ai.

Gjenerali Mark A.Milley, kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, ka folur në terma të ngjashëm për të fituar një konflikt “shumë të gjatë”, që mund të zgjasë me vite.

Por, Perëndimi nuk ka qenë kurrë shumë i mirë në durimin strategjik. Dhe që tani mund të ndihet shqetësimi që gjallon midis zyrtarëve amerikanë dhe evropianë, se rusët historikisht të përvuajtur, do të jenë në gjendje të na presin në fushën e betejës në Ukrainë dhe të shmangin sanksionet në shtëpinë tyre.

Presidenti i Rusisë, Vladimir PutinSa më gjatë të zgjasë lufta, aq më të mira do të bëhen shanset e Rusisë, sipas këtij vlerësimi gjithnjë e më të përhapur.

Me sa duket, Perëndimi po luan në rastin më të mirë për një ngërç të përgjakshëm të luftës në Ukrainë. Por si mund ta ndryshojë Perëndimi pesimizmin që e ka kapluar këtë muaj, në mënyrë që në dimër, të jetë Rusia ajo që të ndjejë acarin, dhe jo Ukraina?

Përgjigja më e mençur është të zbatohen ato sanksione ekonomike në mënyrë që ato të mbërthejnë Rusinë si një darë çeliku. Kjo do të komplikojë dobësinë më të madhe strategjike të Rusisë ashtu që forcat e saj të shtrihen “shumë hollë” në një territor të gjerë.

Dëshmia më e mirë se sanksionet po funksionojnë, edhe pse shumë ngadalë, vjen nga vetë zyrtarët rusë

“Situata nuk është e lehtë,” pranoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov muajin e kaluar.

Herman Gref, kreu i Sberbank, më i madhi i Rusisë, paralajmëroi “Mund të na duhet rreth një dekadë për ta rikthyer ekonominë në nivelet e vitit 2021”.

Kohëve të fundit, ai u tha gazetarëve se dërgesat e mallrave në Rusi kishin rënë gjashtë herë më shumë, për shkak të sanksioneve perëndimore.

“Edhe ne po luajmë lojën e gjatë,” më tha të enjten, Sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo.

“Shtetet e Bashkuara mblodhën një koalicion prej tre duzina vendesh për të mbështetur sanksionet”, vuri në dukje ajo.

“Eksportet e gjysmëpërçuesve në Rusi kanë rënë 74 për qind krahasuar me një vit më parë. ‘Ju nuk mund të mbani një ushtri moderne pa gjysmëpërçues’,” theksoi Raimondo.

David Ignatius, kolumnist

Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, Rusia ka ende para. Por, po bëhet akoma më e vështirë për Moskën të blejë atë që i nevojitet për shkak të kontrolleve perëndimore të eksporteve.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Tregtisë më tha se eksportet e SHBA-së në Rusi të produkteve të ndaluara, në thelb çdo gjë që nevojitet për ushtrinë ruse, kompanitë e teknologjisë ose sektorin e energjisë, kanë rënë 95.9 për qind nga vlera në krahasim me një vit më parë.

Administrata Biden mund të jetë më optimiste sesa duhet për efektin e sanksioneve. Por, një studim muajin e kaluar nga Instituti “Peterson” për Ekonominë Ndërkombëtare tregon një ndikim të rëndësishëm.

Bazuar në të dhënat e eksportit nga 54 vende (të cilat përbënin 90 për qind të importeve të Rusisë vitin e kaluar), ata zbuluan se eksportet e vendeve sanksionuese në Rusi kanë rënë me 60 për qind që nga gjysma e dytë e 2021 dhe se eksportet nga vendet josanksionuese kanë rënë me 40 për qind. Ka disa rimbushje përmes kompanive të para dhe ndërmjetësve të korruptuar, por është më pak se sa pritej.

“Ne nuk kemi parë përpjekje nga asnjë vend për t’i dhënë fund kontrolleve tona të eksportit, duke përfshirë Kinën dhe Iranin,” më tha Raimondo.

Mbështetja e huaj për kompanitë ruse të teknologjisë dhe komunikimit po zhduket gradualisht.

Ericsson dhe Nokia kanë kufizuar operacionet atje. Akoma më befasuese është fakti se  ndër to përfshihet edhe gjiganti kinez i telefonave celularë, Huawei.

Microsoft nuk po e ndal vetëm biznesin e tij në Rusi. Njëherësh, kompania në fjalë po punon në mënyrë aktive për të përmbysur sulmet kibernetike ruse. Ushtria ruse po humbet me shpejtësi pajisjet dhe zëvendësimi i tyre nuk do të jetë i lehtë.

Sipas raporteve të publikuara ukrainase (vështirë të paanshme, por që ia vlen të përmendet), Rusia ka ndaluar ose kufizuar prodhimin e tankeve në Korporatën Uralvagonzavod dhe po ashtu, është ndërprerë prodhimi i raketave tokë-ajër në Uzinën Mekanike në Ulyanovsk.

“Sanksionet kanë thyer praktikisht të gjithë logjistikën në vendin tonë”, sipas ministrit rus të Transportit, Vitaly Savelyev.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë ndaluar pjesët ose shërbimet për disa qindra avionë Boeing dhe Airbus”që operojnë në Rusi, duke detyruar linjat ajrore ruse të kufizojnë ndjeshëm fluturimet dhe t’i paksojnë flotat e tyre.

Një rregullator i aviacionit të Bashkimit Evropian tha muajin e kaluar se ai ishte “shumë i shqetësuar” për sigurinë e këtyre avionëve perëndimorë në Rusi. Le të imagjinojmë se në njëfarë mënyre, pavarësisht sanksioneve, Rusia vazhdon me sulmin e saj të përgjakshëm ndaj Ukrainës. Po pastaj?

Për të menduar mbi problemet e mundshme të Putinit, mjafton të shihni një hartë. Nga sipërfaqja, Rusia është vendi më i madh në botë. Për të mbështetur luftën e tij të pamatur dhe të paligjshme në Ukrainë, Putini ka marrë forcat nga Lindja e Largët, Baltiku, dhe në rajonet që kufizohen me Azinë Jugore.

Putin lëviz dorën e tij me guxim. Por, ai mban më pak letra të larta sesa mund të duket.

Të fundit nga rubrika