Loja vendimtare për Kosovën  

Te dielën përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta këtë ndeshjen vendimtare me përfaqësuesen e Greqisë. Ndeshja do të zhvillohet në “Pathessaliko Stadium” në Volos, nga ora 20:45

ilustrim

Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, të dielën do të jenë mysafirë në Greqi, për lojën që do të zhvillohet në mes të Kosovës dhe Greqisë, në kuadër së Ligës se Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në “Pathessaliko Stadium” në qytetin Volos në Greqi.

Kjo lojë do të jetë një “ finale”, për Kosovën, pasi do të jetë vendimtare për kreun e grupit të dytë në Ligën C, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo pozitë në grup garanton kalimin në Ligën B dhe play-offin për Evropianin e ardhshëm.

Ekipi kosovar ka udhëtuar të shtunën drejt qytetit të Greqisë, Volos, ku do ta luajë ndeshjen e katërt dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve.

Në këtë “finale”, Kosovës do t’i mungojnë pesë lojtarë si, Edon Zhegrova, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Lirimi Kastrati dhe Benjamin Kololli.

“Dardanët” në këtë ndeshje vijnë nga fitoret me Qipron dhe Irlandën e Veriut, dhe nga humbja me Greqinë.

‘Dardanët’ arrijnë në Volos

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika