Në emisionin “Prapa Grilave” të realizuar nga gazetari Liridon Llozani, në një rrëfim nga burgu i Dubravës, Halil Nuredini, një i dënuar me 24 vjet burgim për grabitje dhe vepra të tjera penale, rrëfen se si jeta e tij mori tatëpjetën pas varësisë nga lojërat e fatit.

Ai nuk e mohon se kishte një jetë të qëndrueshme, me familje të shëndoshë, banesë, punë dhe rreth të respektuar, deri kur “hipnoza” e aparateve në kazino e tërhoqi drejt rrënimit.

“Por tash kur hynë ti nëpër kazino, atëherë bare kanë qenë, po mendoj kohën 2005,2009, në atë periudhë, kanë qenë aparatet, APEXA une kam qenë shumë i therrtë në ta. Cka kam pas unë, është se familjen e kam pasë shumë të shnosh, punën e kam pasë, krejt në rregull. Por në një moment sharrova, hyna nëpër kazino, aparata dhe e prisha cka pata në jetë, që e pata ndërtu me shumë mund e sakrificë. Kam punu unë, ka punu shoqja e kemi pasë cikën si drtia por unë hyna borxheve, seneve me gjeta alternaitva tjera.  

Ajo që më bjen mend është. Nuk ua kisha preferu njerëzve kurrë. Ti cdo cent që e ke shkon e lenë në aparata, në kazino edhe për një moment e humb edhe origjinalitetin njerëzor. Kam qenë i moshës të rritur, të pjekur, fakt. Por une edhe u therra. Krejt kazinotë e kanë atë armën kryesore të myshterive të vet, hipnozën. Tani kur të hipnotizon, ti cka të ke gjallë I shtinë në aparata, në roleta. Tani kur nuk ke mo, nuk të krynë punë 500 euro 1 euro që t’I gjenë djali axhaës, cika e axhaës, daja, halla. Krejt ata xhokera I shftyrëzon. me u ndalë nuk mundesh me u ndalë.

Për shembull unë që kam qenë në marrdhënie pune, ne spital kam punu në byfe. Shoqja e ka pasë frizeren e vet, çiken e kemi pasë, banesën e kam pasë temën, unë kam pasë buxhet 3 mijë e 100 euro, kurrë nuk e harroj. Non stop kemi jetu nëpër piknik, me honger me pi me vesh me math, e kemi pasë në nivle, dhe kerrin tonë. Jetën e kemi pasë shumë në rregull. Por kur u shita unë, hina. Njëhere hajt mos ta merr vesh, ni here hajt se spo e di askush, tani hy borxh nëpër familje. Edhe në familje kam shkaktu sene. prej krejt familjarëve të mi i vetmi unë jam rrëzu e kam hy nëpër labirinthe. Më vjen keq edhe prej familjes”, ka rrëfyer i dënuari.

Ai tregon se kishte nisur të flinte nëpër kazino dhe hotele, duke shpenzuar çdo qindarkë në aparate. Në një moment, nën trysninë e borxheve vendosi të ndërmerrte një hap ekstrem, grabitjen e një banke.

“Hera e parë e grabitjes… ka shku një kohë dhe. Pas problemeve që bëra me familjen jetojsha në kazino, në hotel, në kazino hotele… I hupa, sdi sa i hupa. Qindra euro. Unë kam pasë edhe aparata të mi, apexat e mi. Isha në kafiqin Ring. DHe rastësisht kaloi një I njohur pak më problem. Edhe u nalëm me atë biseduam… Ia kam gjuajt maskën, dorzën, ti ke me hy te parët unë I mabjë njerëzit… Në aty, ajo pikë ka qenë shumë e ekspozuar. Krejt krerët e politikës kanë pasë shtëpitë aty, ka qenë e rrethuar prej policisë. Nuk kemi pasë kohë me hy e me dalë sic e kemi planfikaur. Por në tërheqje e sipër ma kanë kap një prej shokëve të mi. Po arritëm me marrë fioken, por sdi sa para kanë qenë. Ne kem tre shok, e nëjri u kap. Por e falenderoj Zotin që në këtë mënyrë ma ka dhënë mundësinë me u vetëdijësu… Kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit. Mjaftojke për mua.

Unë u dorëzova në polic, dhe në bashkëpunim me policinë e kemi shtjellu krejt biografinë dhe të kaluarën tem dhe jam dënuar me 12 vjet burg total, për krejt veprat e mia penale. Por pas 10 vjetëve kanë ardh edhe do dënime tjera por këtu po shpresoj edhe I kisha lutë edhe Gjykatën e Apelit le të sheh pak mënyrën se si unë kam qëndru në Dubravë, sic unë jam risocializu, qysh unë besoj që e meritojë edhe njëhere me ma jep një mundësi me dhënë kontributin tem pozitv, sin ë familje, si në shoqëri, sin ë komunitet si në shtet, si cka ta lypë…”, ka shtuar ai.