Lojës “Call Of Duty” po i duhet intelegjenca artificiale për ta “zhdukur” gjuhën e urrejtjes

Call Of Duty ka filluar të përdorë AI për të evidentuar gjuhën e urrejtjes gjatë ndeshjeve në internet

Call of Duty - video lojë luftarake

Prodhuesi Activision tha se mjeti i moderimit, i cili përdor teknologjinë, do të jetë në gjendje të identifikojë gjuhën diskriminuese dhe ngacmimet në kohë reale, përcjell Telegrafi.

Mjeti që po shpërndahet në Call Of Duty, i quajtur ToxMod, është prodhuar nga një kompani e quajtur Modulate.

Shefi i teknologjisë i Activision, Michael Vance tha se kjo do të ndihmonte ta bënte lojën “një përvojë argëtuese, të drejtë dhe mikpritëse për të gjithë lojtarët”.

Bisedat me qasje toksike kanë qenë prej kohësh një problem për video-lojërat në internet, me gratë dhe minoritetet veçanërisht në shënjestër. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika