Lojërat Mesdhetare Oran 2022 kanë përfunduar, Kosova e 16-ta në renditje

Ditën e martë të datës 6 korrik kanë përfunduar Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë me një ceremoni përmbyllëse. Nga këto gara, Kosova del e 16-ta në renditje

Kosova e 16-ta në Lojrat Mesdhetare në Oran

Në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 që janë mbajtur në Algjeri, “Dardanët” përfunduan në vendin e 16-të, pasi i fituan gjashtë medalje.

Pesë medalje i siguroi sporti i xhudos dhe një ai i boksit, në një total prej tri të artave dhe tri të bronztave.

Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu fituan medaljet e arta në këtë garë prestigjioze, kurse Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Shpejtim Bajoku fituan medaljet e bronzta.

Edhe kësaj herë ishin kryesisht garuesit nga xhudoja që e bënë Kosovën të jetë krenare.

Ilustrim
Ilustrim

Kosova në Lojërat Mesdhetare u përfaqësua nga 39 garues në 13 sporte të ndryshme

Ndërkohë, Shqipëria përfundoi e 18-ta në “Oran 2022” pasi i fitoi 4 medalje, prej tyre 2 të arit, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika