Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle të Serbisë, shfrytëzohej si deponi mbeturinash
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se lokacioni në Kozhle, afër Novi Pazarit, ku dyshohet për një varr masiv, është përdorur si deponi mbeturinash që nga viti 1999. Sipas tij, për të arritur deri te zona e dyshuar, duhet të hiqen mbeturinat në një thellësi prej mbi […]
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se lokacioni në Kozhle, afër Novi Pazarit, ku dyshohet për një varr masiv, është përdorur si deponi mbeturinash që nga viti 1999.
Sipas tij, për të arritur deri te zona e dyshuar, duhet të hiqen mbeturinat në një thellësi prej mbi 15 metrash.
“Lokacioni Kozhlje është një ndër lokacionet që në takimet e Grupit Punues i kemi diskutuar disa herë, krahas Batajnicës, Kozharevës dhe lokacioneve tjera për të cilat kemi kërkuar vazhdimisht që të fillojnë hulumtimet/vlerësimet dhe pastaj punimet.















