Londra nën masa të rrepta sigurie, mijëra qytetarë kundër Starmer

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Londër për dy protesta rivale, njëra prej tyre e lidhur me figurën e ekstremit të djathtë Tommy Robinson, dhe një demonstratë të madhe pro-palestineze.

Përballë tensioneve të mundshme, mbi 4,000 efektivë të Metropolitan Police u angazhuan në një nga operacionet më të mëdha policore të viteve të fundit.

Policia krijoi një “zonë sterile” midis dy marshimeve dhe përdori dronë, kuaj, qen policie dhe automjete të blinduara për të shmangur përplasjet. Për herë të parë në protesta të tilla, autoritetet aplikuan teknologjinë e njohjes së fytyrës në kohë reale në stacionet hekurudhore.

Marshimi “Unite the Kingdom” nisi në Kingsway dhe vazhdoi drejt Whitehall dhe Sheshit të Parlamentit. Protestuesit mbanin flamuj britanikë dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë së Keir Starmer. Disa prej tyre mbanin kapele me sloganin “Ta bëjmë Anglinë të madhe përsëri”.

Ndërkohë, marshimi pro-palestinez u zhvillua nga Kensington drejt Waterloo Place, ku pjesëmarrësit valëvitnin flamuj palestinezë dhe pankarta me mesazhe kundër ekstremizmit të djathtë dhe në mbështetje të Palestinës. Shumë protestues mbanin keffiyeh, simbol i solidaritetit me palestinezët.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika