Loni Haklaj përformon live në Radio Dukagjini

Të martën i ftuar në emisionin “Super 3nd”, ishte Loni Haklaj, një artistë i ri, i talentuar, i cili bën muzikë moderne por edhe këngë dasmash

Loni Haklaj, i ftuar në emisionin "Super 3nd", në Radio Dukagjin

Emisioni “Super 3nd” çdo javë sjell artistë të rinj shumë të talentuar, të cilët përformojnë live në studion e Radio Dukagjinit.

Kësaj radhe në “Super 3nd” me Drilonën dhe Mirdonin ishte i ftuar Loni Haklaj, një artist i ri shumë i apasionuar pas muzikës.

Haklaj cilëson se ai bën muzikë moderne, mirëpo këndon edhe nëpër dasma, duke bërë që të ketë një repertoar mjaft të gjërë.

Artisti deklaroi se gjatë kësaj kohe është shumë i zënë me xhirime për fundvit, si dhe me kompilimin e potpurive.

Haklaj gjithashtu deklaroi se ka edhe 3-4 këngë të punuara, të finalizuara, mirëpo sipas tij, nuk është koha e duhur për t’i publikuar, dhe se po pret momentin e dukur ta bëjë këtë.

Ai thotë se është shumë aktiv në rrjetet sociale sidomos në TikTok e Instagram, ku do të mund ta gjeni nën emrin Loni Haklaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika