LOOP – Efiçienca e Energjisë

Këtë të Premte në ora 19:00, në kanalin zyrtar të Loop SMC dhe në TV Dukagjini, do të shfaqet episodi i katërt i dokuserisë ‘Loop’. Ky episod shtjellon temat rreth efiçiencës së energjisë, çfarë do të thotë të jemi efiçient, si të jemi më efiçient në shtëpitë tona, dhe si ndikon efiçienca e energjisë në përditshmërinë tonë

Javën e kaluar është shfaqur episodi i tretë i dokuserisë ‘LOOP’ në TV Dukagjini dhe kanalin zyrtar të Loop SMC në YouTube; episod i cili ka shtjelluar temat rreth Energjisë së Ripërtëritshme.

Seria e dokumentarëve ‘LOOP’, është një ndër dokumentarët më unik në vend. Kjo dokuseri (seri dokumentaresh) është e para e llojit të vet në Kosovë, ku shpërndarja e të dhënave dhe informacioneve bëhet në një mënyrë të veçantë vizuele.

Në sezonin e parë do të trajtohet tema e energjisë, ndërsa shikuesve do t’u prezentohet një përmbledhje prej 5 episodash, dinamika dhe tematika e të cilëve është e ndërlidhur me njëra-tjetrën.

LOOP SMC është një kompani me cilësi në menaxhimin e qëndrueshmërisë dhe komunikimit strategjik dhe multimedial, me ç’rast fokus e ka konceptin e parimeve të qëndrueshmërisë “Sustainability“, e cila në bashkëpunim me PR SOLUTION, kompani e njohur e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të integruar vjen me një seri dokumentarësh të shkurtër të quajtur LOOP.

Këto dokuseri përmbajnë informacione, fakte dhe të dhëna të mbledhura nga hulumtues, ekspertë të energjisë Enfinit Energy . Me ndihmën e ekipit profesional të komunikimit, paraqesin mentalitetin krijues dhe kreativ, përmes një kompilacioni të sekuencave të përmbledhura me narracion dhe qasje bashkëkohore të krijimit të filmave dokumentarë. Intensiteti dhe prezantimi vizual i informacionit dhe të dhënave në këto dokuseri nuk do ta lënë asnjë shikues indiferent.

 

Në përgjithësi, në këtë dokuseri, do të pasqyrohen shumë të dhëna për energjinë, të cilat shikuesit do të kenë rastin t’i shohin në sezonin e parë – “Gjithçka rreth energjisë” – të cilin ju rekomandojmë ta ndiqni në kanalin YouTube të Loopsmc dhe transmetimin që po shfaqet në TV Dukagjini, që ka filluar me 6 Maj 2022.

‘Dokuseritë për Energji’ janë pjesë e projektit #DigDataKosovo, Sfida për të dhëna të hapura, mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC). Projekti implementohet nga LOOP SMC.

Shija e redaktorit

Osmani takohet me Perandorin e Japonisë: Marrëdhëniet e veçanta ndërmjet...

Presidentja e vendit, Osmani Osmani është pritur në një takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Osmani përmes një postimi në rrjetin social në...

Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria...

Në nderim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar një pllakë përkujtimore në ndërtesën ku dikur funksiononte Qeveria e Kosovës në...

“Grupi Evropian i Botuesve Arsimorë” mblidhet në Pejë, “Dukagjini” nikoqir

Këtë të enjte, "Grupi Evropian i Botuesve Arsimorë" erdhi në Pejë në takimin e radhës. Nikoqir i tyre ishte Shtëpia Botuese “Dukagjini”. Përfaqësuesve të shtëpive botuese...

Të fundit nga rubrika