LOOP – Gjithçka rreth Sektorit të Energjisë në Kosovë

Të premten në ora 19:00, në TV Dukagjini transmetohet episodi i tretë i dokuserisë "LOOP"

Këtë të Premte në ora 19:00, në kanalin zyrtar të Loop SMC dhe në TV Dukagjini, do të shfaqet episodi i tretë i dokuserisë ‘Loop’. Ky episod shtjellon temat rreth Energjisë së Ripërtërtishme, fillimit të përdorimit të Energjisë së Ripërtëritshme, pozicionit të Kosovës në sektorin e Energjisë së Ripërtëritshme dhe së ardhmes së gjenerimit të energjisë nga burimet e ripërtërtishme.

Javën e kaluar është shfaqur episodi i dytë i dokuserisë ‘LOOP’ në TV Dukagjini dhe kanalin zyrtar të ‘LOOP SMC” në YouTube; episod i cili ka shtjelluar temat rreth sektorit të Energjisë në Kosovë.

Seria e dokumentarëve ‘LOOP’ është ndër më uniket në vend. Kjo dokuseri (seri dokumentaresh) është e para e llojit të vet në Kosovë, ku shpërndarja e të dhënave dhe informacioneve bëhet në një mënyrë të veçantë vizuele.

Në sezonin e parë do të trajtohet tema e energjisë, ndërsa shikuesve do t’u prezentohet një përmbledhje prej 5 episodash, dinamika dhe tematika e të cilëve është e ndërlidhur me njëra-tjetrën.

LOOP SMC është një kompani me cilësi në menaxhimin e qëndrueshmërisë dhe komunikimit strategjik dhe multimedial, me ç’rast fokus e ka konceptin e parimeve të qëndrueshmërisë “Sustainability” (www.loopsmc.com), e cila në bashkëpunim me PR SOLUTION (www.pr-solutions.com), kompani e njohur e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të integruar vjen me një seri dokumentarësh të shkurtër të quajtur LOOP.

Kjo dokuseri përmban informacione, fakte dhe të dhëna të mbledhura nga hulumtues, ekspertë të energjisë Enfinit Energy (www.enfinit.ch).  Me ndihmën e ekipit profesional të komunikimit, paraqesin mentalitetin krijues dhe kreativ përmes një kompilacioni të sekuencave të përmbledhura me narracion dhe qasje bashkëkohore të krijimit të filmave dokumentarë.

Intensiteti dhe prezantimi vizual i informacionit dhe i të dhënave në këto dokuseri nuk do ta lënë asnjë shikues indiferent.

Në përgjithësi, në këtë dokuseri do të pasqyrohen shumë të dhëna për energjinë, të cilat shikuesit do të kenë rastin t’i shohin në sezonin e parë – “Gjithçka rreth energjisë” – të cilin ju rekomandojmë ta ndiqni në kanalin YouTube të Loopsmc /Link: https://www.youtube.com/channel/UCL_2FQOLReZGgwDqfBuHKEA dhe transmetimin që po shfaqet në TV Dukagjini, që ka filluar më 6 Maj 2022.

‘Dokuseritë për Energji’ janë pjesë e projektit #DigDataKosovo, Sfida për të dhëna të hapura, mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC). Projekti implementohet nga LOOP SMC. www.millenniumkosovo.org

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika