LOOP – Kualiteti i Ajrit

Të premten në ora 19:00, në TV Dukagjini transmetohet episodi i pestë dhe i fundit i dokuserisë "LOOP"

Ilustrim, ndotja e ajrit

Këtë të Premte në ora 19:00, në kanalin zyrtar të Loop SMC dhe në TV Dukagjini, do të shfaqet episodi i pestë dhe i fundit i dokuserisë ‘Loop’. Ky episod shtjellon temat rreth kualitetit të ajrit, çfarë është ndotja e ajrit, si ndotet ajri, si ndikon ndotja e ajrit te qytetarët, si mund ta ndalim ndotjën e ajrit, dhe e ardhmja e planetit tonë.

Javën e kaluar është shfaqur episodi i katërt i dokuserisë ‘LOOP’ në TV Dukagjini dhe kanalin zyrtar të ‘LOOP SMC” në YouTube; episod i cili ka shtjelluar temat rreth Efiçiencës së Energjisë.

Seria e dokumentarëve ‘LOOP’ është ndër më uniket në vend. Kjo dokuseri (seri dokumentaresh) është e para e llojit të vet në Kosovë, ku shpërndarja e të dhënave dhe informacioneve bëhet në një mënyrë të veçantë vizuele.

Në sezonin e parë do të trajtohet tema e energjisë, ndërsa shikuesve do t’u prezentohet një përmbledhje prej 5 episodesh, dinamika dhe tematika e të cilëve është e ndërlidhur me njëra-tjetrën.

Në rast se nuk keni mundur t’i ndiqni ende episodet e dokuserisë ‘Loop’, ato mund t’i përcjellni në kanalin zyrtar në YouTube të Loop SMC.

Matësi i cilësisë së ajrit

LOOP SMC është një kompani me cilësi në menaxhimin e qëndrueshmërisë dhe komunikimit strategjik dhe multimedial, me ç’rast fokus e ka konceptin e parimeve të qëndrueshmërisë “Sustainability”, e cila në bashkëpunim me PR SOLUTION, kompani e njohur e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të integruar vjen me një seri dokumentarësh të shkurtër të quajtur LOOP.

Këto dokuseri përmbajnë informacione, fakte dhe të dhëna të mbledhura nga hulumtues, ekspertë të energjisë Enfinit Energy.  Me ndihmën e ekipit profesional të komunikimit, paraqesin mentalitetin krijues dhe kreativ përmes një kompilacioni të sekuencave të përmbledhura me narracion dhe qasje bashkëkohore të krijimit të filmave dokumentarë.

Intensiteti dhe prezantimi vizual i informacionit dhe i të dhënave në këto dokuseri nuk do ta lënë asnjë shikues indiferent.

Në përgjithësi, në këtë dokuseri do të pasqyrohen shumë të dhëna për energjinë, të cilat shikuesit do të kenë rastin t’i shohin në sezonin e parë – “Gjithçka rreth energjisë” – të cilin ju rekomandojmë ta ndiqni në kanalin YouTube të Loopsmc dhe transmetimin që po shfaqet në TV Dukagjini, që ka filluar më 6 Maj 2022.

‘Dokuseritë për Energji’ janë pjesë e projektit #DigDataKosovo, Sfida për të dhëna të hapura, mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC). Projekti implementohet nga LOOP SMC. 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika