LOOP – seria e filmave të shkurtër dokumentarë për energjinë

Sezoni i parë i serialit vjen me temën e energjisë, ndërsa shikuesve do t'u prezentohet një përmbledhje prej pesë episodash, dinamika dhe tematika e të cilëve është e ndërlidhur me njëra-tjetrën

LOOP SMC është një kompani me cilësi në menaxhimin e qëndrueshmërisë dhe komunikimit strategjik dhe multimedial, me ç’rast fokus e ka konceptin e parimeve të qëndrueshmërisë.

“Sustainability” (www.loopsmc.com), e cila në bashkëpunim me PR SOLUTION (www.pr-solutions.com), kompani e njohur e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të integruar, vjen me një seri dokumentarësh të shkurtër te quajtur LOOP.

Këto doku-seri përmbajnë informacione, fakte dhe të dhëna të mbledhura nga hulumtues, ekspertë të energjisë Enfinit (www.enfinit.ch), një kompani nga Gjeneva në Zvicër, e cila ka për fokus investimet në tranzicionin energjetik dhe energjinë e gjelbër.

Ky ekip profesional paraqet një mentalitet krijues dhe kreativ përmes një kompilacioni të sekuencave të përmbledhura me narracion dhe qasje bashkëkohore të krijimit të filmave dokumentarë.

Intensiteti dhe prezantimi vizual i informacionit dhe i të dhënave në këto doku-seri nuk do të lë asnjë shikues indiferent.

Episodi i parë ka përmbajtje me përshkrim të përgjithshëm mbi energjinë dhe ka për qëllim që publiku të njoftohet sa më mirë dhe sa më qartë, se çfarë është energjia, kur është zbuluar ajo, kategoritë dhe faktorët  e energjisë, zbulues e shpikës të energjisë elektrike, potencialin e energjisë elektrike dhe të ardhmën e saj.

Në përgjithësi, do të pasqyrohen shumë të dhëna tjera për energjinë, që shikuesit kanë rastin të shohin në episodin e parë të LOOP doku-serive.

Gjithçka rreth energjisë” të cilën rekomandojmë ta ndjekni në kanalin YouTube të Loopsmc në linkun https://cutt.ly/0FytfWe dhe transmetimin që do të shfaqet në TV Dukagjini në ora 19:00 e premte, 6 maj 2022.

Dokuseria LOOP “Gjithçka rreth energjisë”  mbështetet nga Fondacioni Mileniumit i Kosovës dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit përmes DIGDATA, sfida për të dhëna të hapura. www.millenniumkosovo.org

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika