Loredana dhe Karim Adeyemi gjobiten me afro gjysmë milioni euro nga Gjykata gjermane, për posedim të armëve pa leje

Sulmuesi i kombëtares gjermane dhe ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, është gjobitur me 450 mijë euro nga autoritetet gjermane, pasi në pronësinë e tij dhe të partneres së tij, këngëtares me origjinë shqiptare Loredana Zefi, janë gjetur armë të ndaluara.

Sipas raportimit të të përditshmes gjermane Bild, rasti lidhet me një kontroll policor të kryer rreth një vit më parë, gjatë të cilit u zbuluan “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet personale të çiftit. Zbulimi çoi në nisjen e procedurave penale, ndërsa Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit – 450 mijë euro, që do të paguhen në 60 këste prej 7,500 eurosh.

Megjithëse futbollisti nuk mori dënim me burg dhe rasti nuk përfundoi me një shënim penal, mediat gjermane e kanë cilësuar ngjarjen si një “goditje serioze për imazhin e një futbollisti të kombëtares”.

Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, por përmes menaxherit Jorge Mendes është bërë e ditur se armët e gjetura nuk ishin blerë prej tyre. Sipas sqarimit, ato ishin pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok — një pretendim që në aspektin ligjor nuk e ndryshon përgjegjësinë për posedim të armëve të ndaluara.

Borussia Dortmund reagoi me një deklaratë zyrtare ku theksoi se klubi “i merr shumë seriozisht të gjitha çështjet penale” dhe se është në komunikim të rregullt me lojtarin dhe autoritetet kompetente. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse do të ketë masa të brendshme disiplinore kundrejt sulmuesit.

Mediat në Gjermani theksojnë se ky incident pritet të shtojë presionin ndaj Adeyemit për sjelljen e tij jashtë fushe, teksa klubi gjerman mund të hapë një hetim të brendshëm. Për momentin, futbollisti vazhdon stërvitjen normalisht me ekipin.

Sa i përket kombëtares gjermane, DFB mund të shqyrtojë rastin, por nuk pritet një dënim i ashpër, pasi bëhet fjalë për posedim dhe jo për përdorim të armëve. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika