Loriana Kuka i jep fund karrierës në xhudo

Loriana Kuka, xhudistja nga Kosova në Lojërat Mesdheatre "Oran 2022"

Loriana Kuka me paraqitjen e saj në Lojërat Olimpike të Parisit i ka dhënë fund karrierës në xhudo.

Këtë së pari e la të nënkuptohet trajneri, Driton Kuka, njëkohësisht axha i saj, i cili në reagimin e tij në Facebook shkroi “Lori, të uroj suksese në rrugëtimin tënd të ri”.

Por, tashmë fundi i karrierës së saj është konfirmuar edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.

Loriana është vajza e Sylë Kukës, që trajneri, Driton Kuka e vlerëson trajnerin më të rëndësishëm në karrierën e tij.

 “La Zvicrën tash e tetë vjet për të arritur ëndrrat e saj për medalje elitare. Fitoi medalje në Kampionate Botërore e Evropiane. E deshi edhe medaljen olimpike, por fati nuk deshi. Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëjë krenare familjen, ekipin e kombin shqiptar. Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tënd, vëllain tim, Sylën, që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë, tek Agroni dhe te mbarë familja. Falë teje, vëlla unë jam në xhudo. Falë teje, që ishte trajneri im dhe i doli im i jetës. Si axha yt, Lori të dëshiroj fatin e botës tash e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor. Faleminderit për krejt”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Loriana kishte një rrugëtim të suksesshëm në xhudo gjatë karrierës së saj.

Ajo ka fituar medalje evropiane, botërore, ishte medaliste e Lojërave Evropiane, dy herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, si dhe ishte edhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika