Los Angeles Lakers mposhtet për herë të tretë në fillim të sezonit të NBA

Skuadra amerikane e Basketbollit, Los Angeles Lakers, ka pësuar humbjen e tretë në fillim të sezonit të NBA. Skuadra amerikane u mposht nga Portland Trail Blazers me rezultat 104:106

Skuadra amerikane e basketbollit "Los Angeles Lakers"





Skuadra amerikane e basketbollit, Los Angeles Lakers, është duke kaluar në krizën e rezultateve që nga fillimi i sezonit në NBA.

Los Angeles Lakers ka humbur ndeshjen që u zhvillua me Portland Trail Blazers në Crypto Arena. Ndeshja mes dy ekipeve përfundoi me rezultat 104:106. Ndërsa, për trajnerin e skuadrës, Darvin Ham, ndeshja me Portland Trail Blazers, ishte humbja e tretë në këtë edicion.

Lojtari nga ekipi Portland Trail Blazers, Damian Lillard, ka shënuar treshën vendimtare, duke e përfunduar këtë ndeshje me 41 pikë.

Në këtë ndeshje është veçuar edhe Grant, i cili shënoi 16 pikë, si dhe Simons që shënoi 12 pikë.

Ndërsa, LeBron James nga Los Angeles Lakers, ka shënuar 31 pikë, kurse Anthony Davis shënoi 22 të tjera.

Gjatë mbrëmjes të së dielës, ka shënuar fitore dhe skuadra kampione në fuqi e NBA, Golden State Warriors, e cila ka mposhtur skuadrën Sacranento Kings me rezultat 130:125.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika