Luarasi: Opozita humbi për shkak të liderit që nuk i lëshon drejtimin të rinjve
Iris Luarasi, kandidate për deputete, në një linjë direkte në Debat Plus ka folur lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.Ajo ka thënë se nuk e di pse në Shqipëri nuk janë shfaqur exit pollet, por me sa ka kuptuar, Partia Socialiste do të qeverisë edhe një mandat. Tutje, Luarasi ka folur edhe për qeverisjen në […]
Iris Luarasi, kandidate për deputete, në një linjë direkte në Debat Plus ka folur lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.
Ajo ka thënë se nuk e di pse në Shqipëri nuk janë shfaqur exit pollet, por me sa ka kuptuar, Partia Socialiste do të qeverisë edhe një mandat.
Tutje, Luarasi ka folur edhe për qeverisjen në vend.
” Të jesh tre mandate në pushtet dhe të kërkosh mandatin e katërt e të marrësh më shumë vota e më shumë mandate në mandatin e katërt se sa në mandatin e tretë, mendoj që patjetër që është bërë një punë e mirë dhe jo vetëm… mendoj që ka një lidhje me sloganin që ka përdorur PS-ja në këto zgjedhje, që ka lidhje me Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.
“Shumë shqiptarë e besojnë këtë dhe unë jam një prej këtyre njerëzve që e besojnë se ti flet me dy ministra që merren me pjesën e integrimit, ti flet me njerëz që ka hapur Shqipëria në këtë proces”, ka thënë mes tjerash ajo.
Tutje, Luarasi ka thënë se opozita ka humbur për shkak të liderit të saj.
“Ka shumë të rinj që do të donin të votonin ndryshimin dhe unë takoj përditë njerëz që ju vjen shpirti në majë të hundës edhe duke parë një parti për 12 vjet në pushtet, dhe kjo besoj është një gjë humane dhe shumë normale, por nuk mund të shkojnë e të votojnë për një person që udhëheq një parti dhe që nuk ka besim t’ia lë frenat një njeriu që duhet patjetër të jetë i ri dhe ta meritojë drejtimin e Partisë Demokratike”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka shtuar se njeriu i cili e krijoi partinë në vitin 1991 po e drejton ende partinë edhe në vitin 2025, duke shtuar se këtu evolucioni ka ndalur.















