Ministri i Infrastrukturës dhe njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, së bashku me dy djemtë e tij ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ministri së bashku me djemtë e tij, Ene Aliu dhe Glaku Aliu shihen në një foto të postuar në rrjetin social Facebook të Ene Aliu, para qendrës së paraburgimit në Hagë.

“Të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës është e pastër dhe Gjykata Speciale është kundër lirisë së Kosovës”, ka shkruar djali i ministrit Ene Aliu.

Ish-krerët e UÇK-së janë duke u ballafaquar me një proces gjyqësor, i cili është themeluar mbi raportin e senatorit zviceran Dick Marty, por që në aktakuzën e Gjykatës Speciale askund nuk ka diç nga raporti i Marty-t.

Ndërsa, ky proces vlerësohet që është i padrejtë dhe i montuar nga Serbia ndaj krerëve të UÇK-së.