Lufta në Lindje të Mesme/ Maqedonia thotë se ka rezerva të naftës për 60 ditë

Maqedonia e Veriut disponon rezerva shtetërore të naftës që mund të mbulojnë nevojat e vendit për disa ditë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ruhen në depot e kompanive private. Një pjesë më e vogël e rezervave ndodhet në rezervuarë që janë në pronësi të shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, rezervat përfshijnë 138.9 milionë litra eurodizel, 32.1 milionë litra benzinë (Eurosuper 95), 10.8 milionë litra vaj ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe 5.3 milionë kilogramë mazut M-1. Pjesa më e madhe e këtyre rezervave ruhen në depot e katër kompanive që operojnë në vend: Okta, Makpetrol, Lukoil dhe Supertrade, të cilat paguhen nga shteti për këtë shërbim.

Megjithatë, kompanitë kanë detyrim ligjor që në çdo moment t’i vënë këto derivate në dispozicion të shtetit në rast se Qeveria vendos të ndërhyjë në treg. Nga Agjencia për Rezervat e Detyrueshme të Naftës bëjnë të ditur se rezervat monitorohen vazhdimisht dhe kontrollohen deri në nivelin e çdo litri.

“Bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe me institucionin tonë shkojmë në depot e tyre, i kontrollojmë dhe deri tani gjithçka është në rregull. Të gjitha sasitë janë të gatshme për të ndërhyrë në treg në çdo moment kur Qeveria ta kërkojë nga ne”, deklaroi Nexhmedin Sadiki nga Agjencia për Rezervat e Naftës raporton Telegrafi përcjell Dukagjini.

Ai shtoi se kompanitë janë të detyruara të ruajnë saktësisht sasinë e derivateve të blera nga shteti, ndërsa verifikimet kryhen nga një trup inspektues i akredituar, i cili merr mostra dhe kontrollon nëse rezervat janë të plota.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika